PËRMET
Zjarri në Përmet ka dalë jashtë kontrollit teksa situata sa vjen e agravohet. Pamjet e siguara nga gazetarja Brikena Metaj për BalkanWeb tregojnë një zjarr masiv i cili sa vjen e zgjerohet.
Situata duket drejt një katastrofe mjedisore teksa deri më tani janë djegur 13 hektarë kullota e 10 hektarë pyje kryesisht në fshatin Kutal.
Një tjetër zjarr masiv është aktiv në Ballaban të Këlcyrës, edhe aty jashtë kontrollit. BW