Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të
gjithë Arktikun, Grenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të
cilit mund të mbulojë me ujë të gjithë Floridën me 5 cm ujë.
Kjo është humbja e tretë më e madhe e Ishullit Arktik në 71 vjet,
vëllimi i ujit mund të mbulojë të gjithë Floridën në një lartësi prej pesë
centimetra.
Dy rekordet e mëparshme u shënuan në 2012 dhe 2019.
Sipas shkencëtarëve, shkrirja e shpejtë e akullit erdhi si pasojë e ajrit
të nxehtë të bllokuar në ishullin Arktik. Ata paralajmërojnë se do ketë
shkrirje të tjera akullnajash.
Vetëm të mërkurën 28 korrik, rreth 22 gigatonë akull u shkrinë
brenda ditës.
12 prej gigatonëve u që u shkrin u derdhën në oqean, ndërsa 10
gigatonët u thithën nga dëbora dhe ekziston mundësia të ngrijnë
përsëri, sipas Xavier Fetvais, një klimatolog në Universitetin e Liege në
Belgjikë.
Polar Portal, një shoqatë e instituteve kërkimore daneze, e përshkroi
fenomenin në një postim në Twitter, duke iu referuar “shkrirjes
masive”.
Edhe pse vëllimi i akullit që u shkri brenda një dite ishte më i vogël në
krahasim me atë të vitit 2019, fenomeni kishte të bënte me një zonë
më të madhe, shpjegoi ai.
Shkencëtarët vlerësojnë se shkrirja e shtresës së akullit të Grenlandës
është përgjegjëse për rreth 25% të rritjes së nivelit të detit në dekadat
e fundit.
Po aq shqetësues është fakti se Arktiku në përgjithësi po ngrohet më
shpejt se pjesa tjetër e planetit.
Të mërkurën, temperatura e ajrit në Grenlandë ishte “shqetësuese”
duke arritur deri në 23.2 gradë Celsius në Constable Pind, në pjesën
lindore të ishullit.