Briken Çalja garoi ditën e sotme në peshëngritje duke zënë vendin e 4-të në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020.
Peshëngritësi kuqezi arriti në 341 kg në stilin e shtytjes dhe dygarësh, ndërsa për një kg humbin shansin për të marrë vendin e 3-të dhe medaljen e brozntë.
Lidhur me këtë paraqitje të Briken Çaljes kanë reaguar edhe presidenti llir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, te cilet per here te pare pas gjithe ketyre viteve kane rene dakord ne nje pike, duke gjetur dhe ‘konsensusin'” Çalja mbeti 1 kg larg zones se medaljes olimpike.
“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!”, shkruan Meta në postimin e tij.
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1 kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale. /m.j