10 persona humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci ditën e sotme dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Duke qenë se autobusi i linjës Frankfurt-Kosovë, kishte në brendësi shtetas kosovarë, Kosova vendosi që të hënën ta shpallë ditë zie.
Por ajo që mbetet mister deri në këto momente, është fati i një vajze të mitur të përfshirë në aksident.
Familjarët pasi nuk gjetën vajzën në vendngjarje iu drejtuan dyerve të spitalit, por e njëjta gjë edhe aty. Ende nuk dinë asgjë për fatin e saj.
“S’kemi asnjë informacion. Kur shkuam në spital thanë që s’kemi asnjë pacient me këtë emër. Është nisur vëllai nga Austria, po ashtu dhe daja nga Kosova, por asnjë informacion. Pyetëm edhe në spitalin e Zagrebit, por ishte paciente tjetër, nuk ishte Anjeza,” tha djali i xhaxhait të Anjezës, Burim Bellanica.
/a.r