Drejtuesit e klubit rumun të Craiovës, nuk e kanë përtypur disfatën ndaj kurbinasve duke marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e trajnerit grek dhe të të gjithë stafit të tijë.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare. Në këtë mënyrë nga klubi largohet dhe Bledar Kola i cili është pjesë e pandashme e teknikut Uzunidis.
Të gjithë në Rumani ishin me sy nga kundërshtari në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti, por harruan që njëherë duhet kaluar Laçi, me kurbinasit që zhvilluan një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari shumë të vështirë në ndeshjene luajtur mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”.
/m.j