Konferenca “5 vjet nga Reforma në Drejtësi” ka mbledhur në një tryezë të përbashkët ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si edhe krerët e institucioneve të reja, Gent Ibrahimi nga KLP, Naureda Nallbani e KLGJ, Arben Kraja nga SPAK, Kryeprokurori Olsian Çela etj.
Në këtë takim ishin edhe ambasadorja Yuri Kim si edhe ambasadori Luigi Soreca, të cilët gjatë fjalimeve të tyre dhanë mesazhet e forta në lidhje me nevojën e vijimit të reformës në drejtësi dhe të goditjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Çfarë nuk u pa gjatë takimit pas mbylljes së kamerave, ishte dhe fakti se si Ambasadorja Amerikane dukej e ne takimin me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe sjellja e saj ndaj krereve te ketyre institucioneve!
Ndërsa me ministren e drejtësisë Gjonaj dhe Kryetaren e KLGJ dukej e qeshur kjo nga fakti se ishin të vetme gra në mbledhje, ndërsa Kim gjatë ikjes i ka shtrënguar dorën kreut të SPAK, Arben Krajës.
Me sa duket, ne vijim te deklarates se sekretarit amerikan te shtetit, Antony Blinken, i cili nenvizoi se reforma ne drejtesi drejtohet nga SHBA dhe BE, ambasadorja Kim duket sikur po pyet se “ku jemi me kapjen e “peshqve te medhenj”?!
/m.j
Fati i shqiptarve historikishte ka ardhur nga SHBA e do te na mbrojne deri ne clirimin e plate nga kriminelte shqiptare e te huaj.RRofte SHBA
Z Ambasadore e SHBA se bashku me shtetin tuaj SHBA do te mbeteni ne kujtesen e popullit SHqiptare bres pase brezi
Ai sh gent ibrahimi duket i nervozuar ndaj jush,pore kushe eshte ai nji flluske sapuni para gjgadit te botes qe eshte SHBA