Ish-deputeti socialist, Namik Dokle që ka mbajtur disa funksione gjatë kohës që ishte në politikë, tashmë i tërhequr ka postuar në faqen e tij në Facebook një vjershë të shkruar, sipas tij në Kuvend në 1997, kur u votua qeveria Nano.
Ai zbulon se vjershën më pas ia dha Fatos Nanos, që e lexoi me buzëqeshje.
Postimi i Namik Dokles
E SHKRUAR NE PARLAMENT…
( Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano)
Tepelena gur i thatë
Dy ministra nga nje fshat,
Kalo Vjosën, dil në Vlorë,
Pesë ministra me kemborë.
Myzeqe edhe Devoll,
Nje ministër e kanë boll,
Nje minister ka dhe Korça,
Barabar dhe Shkodër locja.
Elbasani ka një Cekë
Dhe Mirdita ka një Ndrekë,
Vetëm Lushin gjith’ Veriu
Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…
Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.