Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.
TIRANË-Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.
I ftuar sonte në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Nishani tha se asnjë analizë nuk u bë në Kuvend, analizë reale me arsyet e vërteta të këtij rezultati më të keq se edhe ai i vitit 2013 kur PD vinte pas 2 mandateve qeverisje.
“Këshilli Kombëtar duhet të ishte bërë dhe organizuar në raport me çka ngjarë por u zhvillua sikur asgjë s’ka ngjarë . PD u konfirmua edhe një herë në opozitë, me një rezultat më 25 prill edhe më të dobët se viti 2013. Vinte në këtë Këshill me një situatë me një përçarje të madhe brenda PD, grupe të ndryshme, interesa të ndryshme, problematikë të madhe pas zgjedhjeve. E gjendur në këtë situatë PD duhet të ndërtonte një platformë konkrete. Analiza duhet të bëhej në radhë të parë në terren”, tha Nishani.
Për Nishanin PD duhet të përmirësojë perceptimin që ka në publik. Sipas tij Basha është sot 100 mijë kilometra larg perceptimit si Kryeministër i Shqipërisë.