Pronarët e bizneseve në Vlorë ashtu siç edhe paralajmëruan kanë protestuar në lidhje me masat, duke kërkuar edhe lejimin e muzikës dhe të mos penalizohen nga policia.
Kërkesë i janë bashkuar qytetarë dhe pushues të cilët kanë kërkuar që të paktën gjatë sezonit turistik të ndryshohet ora policore.
Kujtojmë se 90 administratorë lokalesh, kryesisht në Lungomare, mbyllën subjektet e tyre më herët në shenjë proteste dhe me argumentin se muzika nuk përhap koronavirusin.
/b.h