Pronarët e bizneseve në Vlorë janë thirrur në një takim nga kreu i Bashkisë, Dritan Leli.
Takimi po zhvillohet në ambientet e një prej lokaleve në Vlorë, ku thotë se muzika ndikon në përhapjen e virusit për shkak të grumbullimit të njerëzve në një ambient të vetëm.
Ndërkohë pronarët e 20 lokaleve në Lungomare të Vlorës vijojnë të protestojnë kundër ndalimit të muzikës në orën 22:00. Bëhet me dije se ata kanë vendosur të mbyllin bizneset e tyre për 24 orë.
Ata u ngritën mbrëmjen e djeshme në protestë, që duket se do të përshkallëzohet edhe më tej ditën e sotme, një situatë që nuk favorizon aspak sezonin turistik në Vlorë.
g.kosovari