Sapo ka përfunduar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i PD votoi për 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Kutitë e votimit do të dërgohen në PD për numërim. Brenda ditës së nesërme pritet të mësohen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.
Kujtojmë se në mbledhje u votua analiza e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit dhe gjithashtu u miratuan të gjitha propozimet e kreut të PD, Lulzim Basha për statutin e PD.