Nga Kimete Berisha
Kur shkojshin, tha, kryneherë naj darsëm, fukarallak i madh, u dashke me shku n’Polac me marrë një setër. S’di pse n’Polac kanë shku, veç nëse ua ka huazu Hasan Prishtina setrën e vet, se ai ka pas!
Në fëmijërinë time kam dëgjuar shumë për vuajtjet e nuseve e grave shqiptare për ta gjetur një fustan e një mitan, e do dukat e do t’mbathne, dhe kur gratë janë ankuar (para grave, kuptohet), dhe e kanë qarë veten kanë thënë ‘Kurrë nëpër vade, teshë t’ri n’trup s’kam qitë, gjithë me t’lypne’.
Plus rrezikut që i nënshtrohesh kur ia huazon fustanin tjetër kujt, se mundet me ju tregu krejtve! Kanë ndodh këso raste dhe kjo është vuajtje në veti.
Nuk knaqesh, nuk rrin shlirë, nuk kcen shlirë se tutesh po ja pikë fustanin, se dukatin në qafë, prej tutes që po ja hup e ndjen si litar për varje!
E katrama e sandalës (së huazuar) gjithmonë ka tendencë me t’u këput (me t’mbet n’dorë).
Edhe mua më ka ndodh, me lodru krejt Kosovën (prej Mitrovice në Prizren) për me gjet një fustan për dasēm dhe në fund e kam gjet fustanin para derës t’shpisë, në Mitrovicë.
Dhe aq shumë e lyp atë fustan t’ngrënë dreqit sa nuk sheh më tjetër veç dyqane nusërie dhe krejt të duken që s’janë për ty, e të neveriten aq shumë, sa kur kryhet drama e fustanit, kalojnë disa vite post-trauma e fustanave dhe nuk e kthen më kokën kur kalon pranë tyre.
(Edhe sot kur të thirr dikush në dasëm, të bën telashe, se nuk din’ çka me veshë…gjithmonë nuk din’ çka me veshë…se na ka mbet trauma e të parëve tanë).
Kryeministri shkon në ekstrem.
Festivali i Kanit është luks i madh, që ia lejon vetes, ama fustanat nuk ka pare m’i ble se shrejtë!
Pra, pa u dukur si fukara para popullt fukara, nuk durohet, prandaj e bën veten qesharak!
Me varfëri qeveria Kurti e mat moralin!
Nëse je i varfër je i moralshëm.
Ata s’janë të varfër, prandaj duhet të paraqiten si të varfër.
E kur e aktron varfërinë, bëhesh qesharak, se nuk mund të jesh pak i varfër e pak milioner, ose je i varfër ose s’je!
Pra, varfëria nuk aktrohet.
Kam pare me shku në Kanë, por s’kam pare me ble një fustan.
Këta e kishin zanat ushtrimin e ‘zejes së varfërisë’.
E aktrojnë varfërinë.
Më ka ra rasti një takim me ta, as ujë nuk të jep
qeveria Kurti me pi se e ‘kursejnë’ ujin për t’u dukur të ndershëm.
E ka shqiptarë që me një rrogë të vogël çel bunar nëpër Arabi për shpirtin e të dashurve të vdekur.
Në cilindo oborr të shtëpive shqiptare që hyn verës më se paku ta ofron shllafin me pi ujë, ose ta ofron një sherbet, e kur ke punë me qeverinë Kurti po të dilke flaka për një pikë ujë.
Ju s’e dini çka ishin këta: milionerë që me çdo kusht duan të duken fukarenjë, si Ju.
Jetojnë si pasanikë, flasin si varfanjakë.
Shkojnë në bregdetin grek ama kostumet e lamjes i huazojnë!
Sa shpejt ju doli boja./m.j
O redaksia JAWA, lutem, këtë shkrim përkthejeni në SHQIP dhe jo kosovarishten katundare.