Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me zhvillimet e një dite më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, si edhe debatet e zhvilluara në të pas analizës së zgjedhjeve të 25 prillit.
“Është bërë rrugë tanimë që disa media raportojnë për mbledhjet e kryesisë së PD sic ju leverdis atyre apo kush qëndron pas tyre. Edhe për mbledhjen e mbrëmshme ka ndodhur e njëjta gjë. Kur “lajmet” i japin mediat e Ramës unë as e marr mundimin t’u përgjigjem apo t’i përgënjeshtrojë , po për fat të keq “viktima” për mbledhjen e fundit janë bërë dhe media pranë opozitës…
Për sqarimin e tyre po sidomos të opinionit ; mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së PD nuk ka patur as “sherre” as “përplasje” po diskutime si në cdo mbledhje për të mirën e punës. Kjo mund të duket habi për atë krahun tjetër po nuk ka pse të duket e habitshme për PD.
Ajo që unë dua të sqaroj është se as dje dhe asnjëherë tjetër unë nuk kam thëne që “Durrësi i arriti objektivat” e për më tepër të debatoja për këtë se pastaj nuk do isha unë me këmbë në tokë. Në se do arrinim objektivat dhe projeksionet pavarësisht manipulimeve që u bënë, ne do ishim në pushtet . Po objektivi ynë nuk u arrit për një arsye që nuk ka shqiptar që nuk e di, e që është manipulimi me të gjitha mënyrat i zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo del qartë dhe në analizën e bërë, por e përsëris nuk ka shqiptar që nuk e di, i madh apo i vogël, i majtë apo i djathtë qoftë. Të tjerat nesër në Kuvend!” – shkruan Paloka./m.j