Gruaja e paidentifikuar ngeli e bllokuar në një hapësirë rreth 20 cm në qytetin e Santa Ana. Ende nuk dihet se si arriti të ngecte në atë hapësirë. Ekipi i emergjencës tregoi se vetëm trupi i saj, tatuazhet mbrapa dhe këpucët dukeshin nga larg.
“Ajo po bërtiste me të madhe. Në fund, punëtorët shikuan midis ndërtesave për të mësuar nga vinte zëri. Ne thirrëm policinë dhe policia hyri brenda ndërsa ne hipëm në çati. Aty pamë një zonjë me kokë poshtë, të zhveshur,”-tha Jim Kahil, pronar i një prej ndërtesave.
Pamjet e postuara nga llogaria e autoritetit të zjarrfikësve në Twitter, tregojnë ekipet e shpëtimit brenda njërës prej ndërtesave, duke krijuar një vrimë përmes betonit të trashë për ta futur atë në një boshllëk dhe për ta nxjerrë jashtë./m.j