Deri tani kishim parë tatuazh vetëm portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krahun e ndonjë mbështetësi të zjarrtë të tij.
Pavaresisht se me vone ai eshte shprehur vete se ka hequr ‘picirin” per ta zhdukur nga siperfaqja e trupit te tij shembelltyren e Doktorit!
Kësaj here e ka radhën kryeministri Edi Rama që duket se do të jetë po aq jetëgjatë në politikë sa Berisha.
Një i ri ka bërë tatuazh fytyrën e tij në kurriz duke e reklamuar me po aq bujë sa fansat e Berishës.
Fotoja është shkëputur nga një qytetar në plazh dhe po bën xhiron në rrjetet sociale./m.j