SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion. Nga aksioni janë disa të arrestuar ku mes tyre është shoqëruar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.
Në operacion është perfshirë RENEA dhe FNSH që kanë nisur edhe kontrolle në Kadastrën e Lushnjes.
Operacioni anti-korrupsion ka nisur mëngjesin e sotëm.
Deri më tani mësohet se janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe Tushe. Emrat e të arrestuarve të tjerë nuk dihen ende, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë.
g.kosovari