Shfuqizimi i dy neneve në ligjin për Policinë/ Hajdari: Fitore historike! Përgjimi i duhet t’i mbesë prokurorisë

Hajdari3221

“Kam qenë i bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte herësin sepse kodi zgjedhor siç u bë në marrëveshje PS-PD ishte në kundërshtim me këtë pjesë dhe në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të votojnë kandidatin e tyre të preferuar brenda një sigle partie”. Kështu shprehet konstitucionalisti dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari për vendimin e Kushtetuese për padinë e bërë nga dy subjekte politike për herësin.

Ai tha se kjo është një fitore historike. “Respekt për zotin Murrizi dhe zotin Patozi. Ka qenë një luftë e madhe nga 2008 e shumë njerëzve në Shqipëri.
Qenia e herësit ka çuar në parlament deputetë që kanë marrë vota qesharake, ndërkohë që nuk kanë shkuar ata që kanë dashur qytetarët por nuk kanë kaluar dot herësin. Ka goditur partitë e vogla që u krijuan. Kjo është fitore e madhe që duhet shoqëruar me disa ndryshime të tjera. Duhet të përgatisim opinionin publik që t’i bëjmë zgjedhjet, si identifikimin si numërimin me mjete dixhitale.

Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme do jetë në një klimë të favorshme. Politika është e detyruar t’i bëjë këto. Opozita do shkojë në parlament. Do krijojnë të gjitha kushtet se përndryshe do bëhen qesharakë, t’iu krijojnë kushtet qytetarëve për të votuar dhe atyre jashtë. Do ketë dhe ndryshime të tjera për mirëqeverisjen, kontrollin parlamentar mbi qeverisjen. Në zgjedhjet e tjera dhe Shqipëria dhe Kosova do bëhen si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti në Shqipëri dhe Kosovë është zgjedhur sipas oreksit të lidershipit të asaj kohe, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e zgjedh populli.
Ne duhet të bëjmë një ligj për presidentin. Të gjendet një formulë për rregullimin e 2-3 kompetenca të presidentit. Është kërkesë e popullit që edhe presidentin ta zgjedhë populli”, deklaroi Hajdari.

Sa i përket shfuqizimit të dy neneve në ligjin për Policinë e Shtetit nga Gjykata Kushtetuese që i jepte mundësi policisë të përgjonte dhe pa lejen e organit të akuzës, Hajdari gjithashtu u shpreh entuziast, duke theksuar se përgjimi duhet t’i mbesë prokurorisë.

“Jam gëzuar shumë për këtë vendim. Kam punuar gjithë jetën në prokurori dhe elementet e përgjimit, kontrolleve, sekuestrimeve, i ka pasur gjithmonë prokuroria, ose prokuroria bashkë me gjykatën. Kështu që për mendimin tim ky vendim është i drejtë. Përgjimi është element shumë delikat dhe duhet t’i mbesë prokurorisë”, tha ai.
Ndërkohë për emërimet në Gjykatën e Lartë, Hajdari deklaroi se KLP nuk duhet të humbasë kohë për ngritjen e kësaj gjykate. “Nuk ka asnjë argument, ata duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të mos zvarritur më ngritjen e gjykatës. Nëse ata kanë ndonjë pengesë, le ta bëjnë publike për të gjithë. Është emergjencë ngritja e Gjykatës së Lartë. Dhe emergjencë akoma më e lartë është krijimi i vakancave të tmerrshme që do na krijohen në gjyqësor. Vettingu po ecën me ritme shumë të avashta, duhet mbaruar kjo punë. Nëse kanë vështirësi KPK e KPA, të kërkojnë ndihmë, të caktohen edhe ndihmës”, tha Hajdari. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com