Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar ditën e sotme se askush nuk është mbi ligjin.
Duke folur në konferencën e mbajtur për luftën kundër korruopsionit, Soreca u shpreh se BE është pranë Shqipërisë, duke shtuar se qytetarët shqiptarët duhet ta kuptojnë që Bashkimi Europian është në krahun e tyre.
“Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”. Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.
BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteteve të strukturave të rëndësishme.
Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, tha ai.
/b.h