Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po zhvillon një konferencë me Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, ku është i pranishëm dhe ambasadori i BE Luigi Soreca.
Gjatë konferencës ministrja tha se ndaj korrupsionit janë marrë një sërë masash për ta eleminuar.
Ministrja e Drejtësisë ka deklaruar se si një masë parandaluese për korrupsionin, me qëllim ndërgjegjësimin e brezave të rinj, në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, do të pilotohet për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar
“Përtej ndëshkimit pa kompromis të korrupsionit, marrjen e çdo mase të nevojshme parandaluese, lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme, shumë dimensionale dhe një ndër armët efikase është edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave më të rinj.
Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit dhe gjej rastin të falenderoj Ambasadorin Italian për mbështetjen në vijim”, tha ministrja.
/b.h