3 pronarë biznesesh janë vënë në hetim pasi kishin ‘privatizuar’ plazhin e Golemit duke vendosur shezlongë pa leje. Bëhet fjalë për A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, njofton Policia.
/b.h