Eljona Xhelili, Anisa Muka, Eliana Avllaj dhe Erind Cafi i janë bashkuar së fundmi ekipit mjekësor të spitalit rajonal të Kukësit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë disa foto në rrjetet sociale duke theksuar se punësimi i mjekëve specialistë në këtë spital ka rikthyer shërbimin e munguar më parë.
“Punësimi i mjekëve specialistë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ka rikthyer e forcuar shërbimin në specialitete të munguara më parë.
Mjekët e rinj, dr. Eljona Xhelili, kirurge e përgjithshme, dr. Anisa Muka, obstetër-gjinekologe, dr. Eliana Avllaj, pneumologe, dr. Erind Cafi, nefrolog, të cilët i janë bashkur ekipit të Spitalit të Kukësit, po bëjnë një punë fantastike për banorët e qarkut verilindor.
Së shpejti, finalizojmë fazën e parë të investimit, me urgjencën dhe sallat e reja të kirurgjisë, për të vijuar me maternitetin e ri dhe rehabilitimin e plotë të spitalit”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al
/b.h