Regjizori Robert Budina ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.
Në një lidhje me Fax neës, Budina tha se qau në momentin që Kushtetuesja dha vendimin dhe se kjo tregoi që Aleanca për Teatrin Kombëtar nuk ka patur asnjë lidhje politike me opozitën apo presidentin Ilir Meta.
“Përveç se një fitore e trashëgimisë, ishte edhe një fitore e qytetarisë. Ne kemi të drejtë të kërkojmë nga qeveria, ta detyrojmë atë, pavarësisht kush është në pushtet, të rikthejë Teatrin Kombëtar. Jam i habitur, nuk mund ta besoja, pak më parë qava por ja që ndodhi kjo çudi dhe na erdhi kjo dhuratë.
Ne kemi ngrënë sulme të frikshme gjatë gjithë kësaj kohe, që jemi të politizuar, ja pra që nuk ishim as pjesë e opozitës dhe as pjesë e presidentit. Ne kemi bindur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që nuk kemi interesa, ashtu si qeveria ka patur interesa okulte,” deklaroi Budina.
I cili “goditje” te forte ka pasur dhe lenien nga ana e Lulzim Bashes jashte listave te kandidateve te PD per zgjedhjet e 25 prillit. /m.j