Operacioni ‘Shpirti’ i nxori emrin në dritë! Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit Festim Lelaj, dyshohet se është përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.
Lelaj, është proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis.
Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, u arrestua në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe e drogës u kap në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona.
Sipas prokurorisë në atë kohë, Lelaj ishte pjesë e zinxhirit policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit. Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie.
g.kosovari