Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, i cili u arrestua sot nga SPAK, rezulton i përfshirë në një plagosje me armë në vitin 2016.
Asokohe Kurti nuk mbante asnjë post politik, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri për në vend parkimi.
Kurti plagosi me armë zjarri babë e bir, Eqrem dhe Erkid Kazazin, i cili ishte kryetar i Forumit Rinor të PD në atë kohë dhe një kalimtar të rastit.
Ndërkohë, Kurti ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë edhe në vitin 2014, por u dorëhoq pas akuzave të PD se ai kishte ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e kontrabandës, për t’u emëruar sërish më pas në këtë detyrë./ shqiptarja.com
g.kosovari