Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kavajës, ku një kalimtar ka dhunuar një grua.
Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’.
Dëshmitarët në vendngjarje rrëfyen për ‘BalkanWeb’ se një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm.
Fill pas kësaj ata njoftuan policinë dhe ambulancën, e cila transportoi nënën e dy fëmijëve në spital. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga ‘BalkanWeb’, në vendin ku ndodhi incidenti ndodhet një ambulancë dhe një makinë policie.