Modelja Iva Aliko ka hequr dorë nga gjithçka për të ushtruar në palestër si profesioniste e vërtetë dhe i gjithë mundi i është shpërblyer pasi u shpall kampione e Shqipërisë në “Body Fitness” në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.
Transformimi i saj i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi më parë komentohej për format bombastike dhe për sensualitetin, ndërsa tani ka më shumë muskuj falë stërvitjes dhe regjimit ushqimor.
Të premten mbrëma ajo u shfaq në emisionin “Zonë e Lirë”, ku kishte veshur një fustan tepër sensual dhe provokues ku tregonte më së miri format e saj të tonifikuara.
E pyetur nga Arian Çani se si është tashmë jeta e saj seksuale, pas këtij ndryshimi në fizik, Iva u shpreh se ajo tani i është përkushtuar plotësisht pasionit të saj dhe nuk është marrë me asnjë gjë tjetër, por sipas saj dihet që sporti krijon një jetë seksuale më të shëndetshme.
Ndërkohë, gjatë intervistës ajo nuk ndihej rehat për shkak të fustanit, pasi rripat i kishte tepër të lira dhe i ekspozonin gjoksin më tepër sesa duhej. Në këto kushte, Arian Çani i kërkoi Sofisë t’ia rregullonte…
Arian Çani: Nga jeta seksuale çfarë ndodh tani që ke ndryshuar kështu?
Iva Aliko: Fokusi ka qenë vetëm tek stërvitja, nuk jam marrë me asnjë gjë tjetër.
Arian Çani: Mos më thuaj, s’ka mundësi! Aktin siç je tani dhe aktin siç ke qenë më përpara e ke provuar? Besoj se do ketë ndryshim të madh apo jo?
Iva Aliko: Dihet që sporti krijon një jetë seksuale më të shëndetshme.
Arian Çani: Rri drejt, pse rri shtrembër.
Iva Aliko: Jam mbështetur një çikë.
Arian Çani: Po pse duhet të mbështetesh, ti je dhe sportiste.
Iva Aliko: Jam më rehat.
Arian Çani: Pse po i mban cicat me dorë?
Iva Aliko: Sepse nuk dua të krijoj ndonjë aksident.
Ledio: Fijen e djathtë e ka të lirë.
Arian Çani: Zer be? Po nuk ndodh asnjë aksident moj, lere se nuk ndodh asnjë gjë. Edhe po ndodhi s’ka ndonjë problem, po lere.
Arian Çani i kërkon Sofisë t’ia rregullonte rripin e fustanit sepse ai nuk dëshironte të bëhej me vajin që Iva kishte lyer trupin.
Arian Çani: Kujdes nuk duhet t’ja heqësh, duhet t’ja shtrëngosh që mos i bjerë cica e djathtë.
Sofia nuk mundi t’ia rregullojë dot rripin e fustanit dhe Iva tha se nuk ka aspak problem dhe ishte e gatshme të vazhdonte intervistën…