Në kohën kur vendet kanë nisur masat lehtësuese anti-COVID para sezonit të pushimeve, kanë qenë të shumta lajmet për shtetet e BE që marrin vendime të ndryshme edhe pse KE e vendosi Shqipërinë te vendet e sigurta dhe qytetarët munbd të lëviznin lirisht.
Një ditë parë u njoftua nga mediat se Austria ka hequr të gjitha kufizimet anti-COVID për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike duke mos kërkuar asnjë kriter testi dhe asnjë kriter vaksine.
Ky ishte njoftimi i bërë me dije nga aeroporti i Rinasit në faqen e tij zyrtare. Në njoftim thuhet se pasagjerët nuk kanë nevojë për asnjë kriter testi apo vaksine, ndërsa vizat për rastet e aplikueshme do të vazhdojnë si më parë.
Sipas aeroportit i vetmi kriter është maska FFP2, si kjo ne foto.
Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga burime diplomatike për Javanews, duke theksuar se për të udhëtuar drejt Austrisë duhet PCR i 72 orëve të fundit, antigen 48 orë, ose certifikatë vaksinimi ose vërtetim se kanë kaluar Covid.
Ky lajmërim që vjen nga aeroporti i Rinasit ka sjell konfuzion tek udhëtarët që tani nuk dinë kë të besojnë duke u ngatërruar me njoftime aspak korekte pasi janë të papërgatitur kur mbërijnë dyert e aeroportit.
Më poshtë do të gjeni edhe linqet për tu orientuar se cilat kriteret nëse do të udhëtoni drejtë Astrisë.
https://www.sozialministerium.at/Informationen-zum-Coronavirus/Coronavirus—Haeufig-gestellte-Fragen/FAQ-Einreise-nach-Oesterreich.html?fbclid=IwAR3X_s_RktvYcjiZKYTbzg_FAwFERVPBdHH8ItARz-xbHnfUJP-KSDJfFec
https://www.sozialministerium.at/Informationen-zum-Coronavirus/Coronavirus—Haeufig-gestellte-Fragen/FAQ-Einreise-nach-Oesterreich.html?fbclid=IwAR3S2egJ4rR088weTaU-kQWDNwBAKEqYAf_OX5VoIXoVVmbrx8fYpoV8n6k
Javanews/ g.kosovari