Në ishullin e njohur grek, Mykonos, është përhapur frikë pasi është zbuluar një lloj droge e re, e quajtur Roofie, e cila po përdoret ndaj turistëve femra. Protothema shkruan se bëhet fjalë për një drogë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe përdoret për të kryer sulme seksuale pasi e bën viktimën të paaftë që t’i rezistojë përdhunimit. Kjo gjë ka bërë që autoritetet ta emërojnë si droga për “takimet e përdhunimit”.
I dyshuar për përdorimin e kësaj substance narkotike është një turist arab. Sipas Protothema, ky turist është parë që të lëvizë nga një lokal në tjetër, për të parë për viktimat e mundshme derisa një natë u pikas nga miqtë e një turisteje të re. Këtë të fundit ai u përpoq që ta joshte duke i hedhur një pilulë në pije.
Sipas mediave, turisti arab dhe turistja e huaj kanë qenë në një lokal së bashku. Më vonë në rrjetet sociale është postuar një ankesë ku thuhej se turisti arab i hodhi pluhur të bardhë në pije vajzës dhe si rezultat ajo për pak humbi ndjenjat.
Fatmirësisht, e reja u pikas nga shoqëria e saj të cilët menjëherë ndërhynë për të informuar menaxherin e lokalit në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë punonjësit e lokalit në ishull kanë thënë se do të informojnë policinë për këtë ngjarje.
g.kosovari