Italia e ka mbyllur në mënyrë perfekte fazën e grupeve në Euro 2020, duke mposhtur në ndeshjen e tretë kombëtaren e Uellsit 1-0, e cila edhe pse me humbje festoi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave.
“Të kaltrit” e nisën ndeshjen me të njëjtën ritëm si edhe në dy takimet e para në grup dhe arritën të gjejnë golin me anë të Pessina-s në fundin e pjesës së parë. Edhe në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Mancini vijoi të dominoi ndeshjen dhe gjithçka u bë edhe më e lehtë në momentin kur Ampadu u ndëshkua me kartonin e kuq. Megjithatë, Uellsi u mbrojt mirë dhe nuk lejoi pësimin e të tjerë golave.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zvicra fitoi 3-1 me Turqinë, ku Xherdan Shaqiri arriti të shënojë dy gola. Pavarësisht kësaj fitoreje, Zvicra u rendit e treta, pas golavarazhit më të dobët se Uellsi dhe tashmë duhet të presë nëse do të jetë te katër ekipet më të mira të renditura të tretat në grup.
/a.r