Sipas mediave kosovare, drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë Prush dhe Qafë Marinë), raportohet se kanë hyrë rreth 16 mijë shtetas me automjete e tyre private dhe autobusë.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën, ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit.
Ndërkohë, pritet që fluksi të jetë edhe më i madh gjatë sezonit për shkak edhe të rënies së infektimeve ditore nga koronavirusi.