Kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli ka folur për garën në selinë blu. Sipas tij, kjo garë është e pabarabartë por ai u shpreh i bindur se do të qëndrojë deri në fund.
I ftuar në Top Talk Kadilli theksoi se demokratët kanë dy opsione ose ti japë rrogë përsëri kreut aktual Lulzim Basha ose të ngrejë partinë.
“E dija që do hyja në një garë të pa barabartë por unë do i qëndroj garës deri në fund. Demokratët kanë dy opsione ti japin një rrogë të tretë Bashës si kryetar apo të ngrejnë partinë.
Në momentin kur demokratët kanë humbur ata kanë fituar.
Ajo që po ndodh sot është, a ka ndonjë projekt Basha. Nëse guximi im duket I turbullt për dikë, po servelizmi i neveritshëm të një kryetari që do të rri në zyrë çfarë është”, u shpreh Kadilli./m.j