Personi që ka lënë mjetin e tij tip “Mercedez Benz”, lloji AMG, me targa “AA 888 XX” në duart e të riut Jehon Breçani që gjymtoi të renë shtatzënë, është Hauard Malo. Ky i fundit është djali i Muhamet Malos, ish-sportistit dhe pronarit të një sërë biznese ve në Shqipëri.
Mësohet se Malo ka rezultuar të jetë pronari i mjetit me të cilin Breçani përplasi të renë 24-vjeçare Xhesina Gega. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe ka humbur të dyja këmbët. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me fatin e bebes që ajo kishte në bark.
Gjithsesi mbi Malon nuk rëndon asnjë përgjegjësi, pasi personi që e kishte në duar timonin e mjetit ishte Jehon Breçani, djali i ish-zyrtarit të Policisë, Erzen Breçani.
Kush ishte Hauard Malo dhe babai i tij?
Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri. Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”. Në 1977 ai kaloi tek sportklub Partizani për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek Studenti si mundës.
Ai ka qenë president i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes. Në vitin 2008 ai u emërua si president Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes. Muhamet Malo ka qenë president i dy kompanive Top Start dhe i televizionit Telesport dhe i shumë bizneseve të tjera në Shqipëri. Tashmë të gjitha këto kanë kaluar në duart e të birit, Hauard Malo./ dosja.al