Konsumi i alkoolit ra në vendet anembanë Evropës gjatë pandemisë, por jo në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një studimi të fundit i cili u publikua në “Daily Mail”, Britania e Madhe ishte e vetmja që pa një rritje të konsumit të alkoolit nga 21 vendet evropiane. Në Irlandë konsumi mesatar i alkoolit qëndroi i njëjtë, ndërsa pati një ulje drastike në Shqipëri, Finlandë, Greqi, Itali, Sllovaki dhe Spanjë.
Autorët e studimit deklarojnë se konsumi i alkoolit u ndikua nga izolimi shoqëror, pasiguria dhe problemet me paratë.
Megjithëse gjatë pandemisë kishte shumë pak mundësi për të pirë pa koncerte, festa familjare, ose mundësia për të udhëtuar apo për të shkuar për pushime ishte gati e pamundur, britanikët përsëri nuk u ndalën .
Sondazhi në internet, mblodhi përgjigjet nga 24 Prilli dhe 22 Korriku dhe vlerësoi ndryshimin në konsumin e alkoolit tek njerëzit duke e krahasuar atë me sa pinin zakonisht.
/a.r