Në nisje të seancës së sotme plenare, kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e hartuar.
“Komisioni konstaston se presidenti ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Këto shkelje konsiderohen nga Komisioni si shkelje të rënda, duke cënuar të drejtat e njeriut dhe mardhëniet shoqërore e politike që mbrohen nga Kushteta. Shkeljet e Presidentit kanë pasur ndikim negativ në poltike por jo vetëm.
Renditja e fakteve: Në mënyrë të përmbledhur jepen detaje për aktet e presidentit për shkeljet që ka bërë gjatë fushatës, para fushatës si dhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore. Komisioni zhvilloi aktivitetin brenda afatiti kohor tre-javor me 10 mbledhje për procedurën e shkarkimit. Në shkresën përcjellëse, Presidenti u thirr më 18 maj për tu paraqitur para Komisionit për të dëgjaur planin e hetimit. Presidenti me shkresën e tij, përcjell njoftimin se nuk mund të merrte pjesë për shkak të një angazhimi. Komisioni në përfundim të procesit hetimor, miratoi raportin përfundimtar të hetimit.
Kuadri Ligjor: Komisioni ka marrë në analizë legjislacion ligjin shqiptar, kushtetuten, opinionet e komisionit të Venecias, vendimet e gjykatave kushtetuese, zbardhjet e mesazheve të Presidentit në rrjetet sociale, shkresat e komisionit hetimor, opinionet e komisionit ligjor, etj”, ka thënë ndër tjera Hyseni.
g.kosovari