Një 30-vjeçar shqiptar nga Kosova, të enjten, është vrarë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani.
Mediat gjermane raportojë se 30-vjeçari, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.
Lidhur me këtë rast, i dyshuari i ngjarjes, Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet sot pasdite.
Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij, Clemens Angerer, teksa edhe iu shpall urdhri i arrestit.