Festivali Unum, i pari në Europë pas një viti në pandemi, ka nisur mbrëmjen e 3 qershorit në Ranë të Hedhun në Shëngjin të qytetit të Lezhës.
Festivali i cili do të zgjasë 5 ditë do të ketë të ftuar 75 DJ me famë ndërkombëtare të muzikës elektronike, 9 prej të cilëve do të performojnë gjatë natës së parë me 2 orë kohë për secilin, pa pushim.
Nga fotografitë e shkrepura, të rinjtë në Unum duket të jenë “rikthyer” në 2019 ku po shijoijnë momentin pa maska dhe distancë sociale, vetëm kërcim dhe pije, buzë bregut të detit.
g.kosovari