Një shqiptar është vrarë në Gjermani. Mediat gjermane BILN raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Hanoverit.
Mësohet se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër. Më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur.
Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.
Dëshmitarët kanë bërë me dije për mediat vendase, dy makina kishin ndaluar në një semafor dhe kanë nisur një debat të dhunshëm dhe më pas kishin pasur të shtëna. Sipas dëshmitarëve, të dy ishin përfshirë në një konflikt fizik dhe u pasuan nga disa të shtëna por Policia raportoi vetëm një, që i mori jetën të riut shqiptar.
“Për fat të mirë, ne kemi shumë dëshmitarë për të pyetur,”-tha Policia gjermane.
Mediat raportojnë se personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Gjermani, nuk ishte i panjohur për policinë vendase. Mësohet se shqiptari ka qënë në paraburgim në vitin 2017 sepse ka qëlluar një person. Mediat gjermane shkruajnë se i ndjeri ishte i njohur për policinë pasi ka qëlluar një 25-vjeçar. Ai u dorëzua një ditë më vonë, por u la nga paraburgimi katër javë më vonë. Në atë kohë kishte dyshime se mund të kishte qenë një mosmarrëveshje në biznesin e drogës ose prostitucionit. Deri më tani raportohet se 30-vjeçari shqiptar është vrarë për shkak të një konflikti të mëparshëm për trafikun e drogës dhe prostitucion. Ndërkohë që emri i viktimës ende nuk është bërë me dije.
Mediat gjermane kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku edhe duket se xhami i mjetit është thërrmuar nga plumbat që i kanë marrë jetën të riut shqiptar, i cili nuk ishte i panjohur për Policinë. Deri më tani raportohet se 30-vjeçari shqiptar është vrarë për shkak të një konflikti të mëparshëm për trafikun e drogës dhe prostitucion. Ndërkohë që emri i viktimës ende nuk është bërë me dije.
g.kosovari