Një automjet tip Mercedes Benz është gjetur në Lushnje disa orë pas atentatit të Edison Begaj në fshatin Kaninë pranë banesës së tij.
Makina është gjetur në një kanal e braktisur dhe brenda saj është gjetur një uniformë policie , si ajo e përdorur në atentatit ndaj 39 vjecarit.
Për këtë arsye, makina është lidhur me ngjarjen e Vlorës dhe automjeti tip Mercedes Benz E-class ngjyrë blu, është transportuar për në komisariatin e Vlorës, në kuadër të hetimeve për atë ngjarje.
Pista kryesore e hetimit pwr atentatin ndaj Begajt është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës, ose ndonjë konflikt i tij i vjetër.
Mendohet se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi gjithçka ka ndodhur në errësirë, por që është mbyllur me plagosje jo të rëndë.
Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.
Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij, ndërsa ishte subjekt i OFL, pasi më parë rezulton të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh.
g.kosovari