Një konflikt i çastit i nisur në një lokal përfundoi me vrasjen e një 62-vjeçari dhe plagosjen e djalit të tij.
Krimi ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës në fshatin Fier i Ri në Lushnjë, ku Rako Qorri dhe djali i tij, Kejdi Qorri 31 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi në ambientet e lokalit që kishin në pronësi.
Nga të shtënat humbi jetën në vend 62-vjeçari, ndërsa u transportua në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit djali i tij.
Si autor të dyshuar policia arrestoi 57-vjeçarin, Sofokli Shani nga fshati Krutje e Sipërme, ndërsa sekuestroi dhe armën e zjarrit me të cilën mendohet se ai kreu krimin.
Mësohet se viktima së bashku me djalin e tij patën një debat me 57-vjeçarin në ambientet e lokalit te tyre.
Autori kishte kerkuar te pinte alkool, gje e cila ishte refuzuar viktima, pronar i lokalit Rako ( Irakli) Qorri.
Me pas mes ketyre dy personave ka nisur sherri, teksa Sofokli Shani e ka goditur pronarin e lokalin. Me pas kane mberritur djemte e Rako Qorrit te cilet kane dhunuar Sofokli Sahnin,
Ky i fundit ka shkuar ne shtepi, ka marrfe armen, eshte kthyer ne lokal dhe ka qelluar drejt Rako Qorrit dhe djemve te tij.
Sofokli Shani rezulton me precedent penal edhe gjate periudhes se komunizmit, pasi ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një krim ndaj nje bashkëfshatari.
/b.h