Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Lushnjë, ku Sofokli Shani qëlloi me automatik babë e bir. Shani, qëlloi me automatik në lokalin e tyre Rako Qorrin, 62 vjeç dhe të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç.
Autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. I riu pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Deri më tani nuk dihen arsyet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që autori u arrestua pak pas krimit. Ky i fundit njihej nga banorët e zonës si një burrë i qetë, ndërsa është baba i tre fëmijëve emigrantë. Policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.