Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.
Ndryshe nga viti i kaluar, tezat e sivjetshme do të përmbajnë pytje me alternativa dhe pyetje me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).
Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.
Datat e provimeve te Matures Shteterore 2021:
3 qershor-Gjuha e huaj
7 qershor-Gjuha Shqipe
11 qershor-Matematika
15 qershor-Lenda me zgjedhje
g.kosovari