Edhe Lushnja është tronditur nga një vrasje. Policia bën të ditur krimi ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe viktimë ka mbetur pronari.
Sofokli Shani është autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të këtij të fundit, në Lushnje. Ai dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rako Qorri, 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri, 31 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:47 ku pas një konflikti në lokal Sofokli Shani ka vrarë me armë zjarri pronarin e lokalit Rako Qorri dhe ka plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri.
“Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme”, sqaron policia.
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari