Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën Michael Roth, i ka bërë atij edhe një kërkesë.
Rama theksoi se duhet që të mos ndahen njerëzit në kategori në Ballkan për lëvizjen e lirë në Europë, në bazë të vaksinës që kanë bërë.
Ministri gjerman për Europën Michael Roth: Për ne është e rëndësishme që t’ju kushtojmë rëndësi të rinjve. Uroj që shumica të kthehen në vendlindje. Kjo sepse ka shanse konkrete për Shqipëri të zhvilluar. Duhet të kapërcehen disa pengesa, por rinia duhet të ketë besim tek ne dhe mbështetja jonë.
Edi Rama: Qytetarët nuk udhëtojnë dot në Europë, për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që të përçojmë këtë mesazh, të mos ndahen njerëzit në kategori, kur bëhet fjalë për të drejtën elementare për lëvizjen e lirë.