Dy vëllezër janë shpallur në kërkim për ngjarjen e pasdites të kësaj të enjteje në zonën e stadiumit “Dinamo” në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 19-vjeçari Reginaldo Kaçorri.
Ata janë Aldo dhe Klajdi Kodra, të cilët qëlluan me armë zjarri pas një sherri mes tyre.
Më herët, për mediat drejtori i Policisë së Tiranës tha se kemi të bëjmë me një konflikt që nisi fillimisht si fizik.
Më pas është qëlluar në drejtim të 19-vjeçarit i cili aktualisht ndodhet në spital.
/a.r