Janë botuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë dy deputetët e rinj.
Bëhet fjalë për Gentiana Carkanin, e cila ka zënë vendin në Kuvend të ish-deputetit Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19 rreth një muaji më parë.
Po ashtu, është betuar edhe Retmira Raboshta, e cila zuri vendin e kandidatit Tom Doshi. Ky i fundit pas zgjedhjeve të 2021, shpalli dorëheqjen e parevokueshme nga mandati aktual, e ai pasues, i fituar në zgjedhjet e fundit me siglën e Partisë Social Demokrate.
Deputetja Klotilda Bushka theksoi se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara.
‘Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë reskpetuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bërë betimin si kush për të ushtruar mandatin e deputetit.’- tha Bushka.
g.kosovari