Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca ka mbështetur inciativën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori shkruan se Bashkimi Europian po ndjek nga afër çështjen, së bashku me Ambasadat e BE. Ai shton se duhet të dëgjohet zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”, shkruan Soreca.
We support the initiative for the creation of the #Vjosa National Park🏞. @EUinAlbania🇪🇺continues to follow this closely together with #EU MSs Embassies and in consultation with🇦🇱authorities. It is crucial that the voice of local communitites and environmental experts is heard. https://t.co/cC9LIVN3dv
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) May 26, 2021
g.kosovari