Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot rrëzimin e kërkesës ankimore të PD-AN për shpalljen të pavlefshme dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.
“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr 38, datë 9.5.2021 të paraqitur nga subjekti zgjedhor PD-AN, lënien në fuqi të vendimit nr. 342 datë 4.5.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit të zonës zgjedhore qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë të datë 25 prill 2021”, u shpreh relatori i KAS në këtë mbledhje Elvin Lako.
Në kërkesën nr. 38 PD-AN kishte kërkuar kundërshtimin e vendimit nr. 342, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Shkodër”.
PD-AN gjithashtu kishte kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 25 prill 2021. PD-AN kishte kërkuar edhe urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve për qarkun Shkodër.
/a.r