Agron Shehaj tashmë është zyrtarisht një prej kandidatëve për kryetar të PD. Pasi dje mori vendimin kryesia e PD, Shehaj sot del në një konferencë për shtyp. Ai tha se në 13 qershor “Nuk do të vendosin për kryetarin e ri, por nëse do të fitojnë apo humbin në zgjedhjet e tjera”.
Kandidimi i tij Shehaj thotë se vjen pasi udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. “Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD”, shton ai.
Agron Shehaj ka zgjedhur që të mos bëj asnjë koment për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.“Lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit, personalisht nuk kam asnjë koment”, tha Shehaj.
Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD. Ai thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kandidimi im sështë një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. Pd duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë shqipërinë nesër. Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i Pd, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.