Anxhela Peristeri kishte pritshmeri jo të vogla nga finalja e Eurovision. Ky pretendim bazuar tek rezultati shume i mire ne gjysmefinale, klikimet ne faqen zyrtare te Eurovision ne Yotube por edhe nga performanca e kengetares shqiptare mbremjen e te shtunes.
Mirepo ne fund Shqiperia u rendit ne vendin e 21 duke grumbulluar 57 pike, nga te cilat 22 nga jurite profesioniste dhe 35 nga vota e publikut.
Ne kete rast zhgenjimi me i madh jane padiskutim votimet e vendeve fqinje , jurite e te cilave nuk i kane dhene Shqiperise asnje pike.
Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, e Serbia nuk e vleresuan me asnje pike vendin tone.
Vetem kater shtete i dhane pike Anxhela Peristerit.
Malta dha vleresimin maksimal 12 pike, Danimark 7 pike, San Marino 2 pike dhe Holanda 1 pike.
Kujtojme qe Eurovision u fitua nga Italia.
Grupi italian i rrokut Maneskin kendoi “Zitti e buoni”, duke triumfuar kryesisht fale votave te publikut mbi Francen dhe Zvicren. Kjo e fundit perfaqesohej nga shqiptari Gjon Muharremaj.
g.kosovari