Një aktor, i kthyer në furnizues droge, i cili ka luajtur në një film me Billy Zane, u filmua duke marrë kokainë nga një garazh, nga kamera e makinës së tij dhe pamjet po përdoren si prova kundër 36-vjeçarit.
Kështu e ka nisur artikullin media britanike “Express”, e cila shkruan se shqiptari, Sokol Ajazi, 36 vjeç, u arrestua më 1 prill pasi detektivët e panë atë duke mbajtur një qese të madhe plastike dhe e futi atë në një “Mercedes” që drejtohej nga një shqiptar tjetër, Eduart Hadjini, 38 vjeç.
Policia ndoqi automjetin nga një distancë, para se të lëvizte për të ndaluar dhe më pas për ta kontrolluar atë.
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) tha: Nga kontrolli u zbulua një vend i fshehtë, i adaptuar me hapje nga çelësi i xhamave nga ku fshihej kokaina. Pas kontrollit u zbulua 1 kg kokainë.
Eduart Hajdini një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.
Nga kontrolli mëtejshëm i makinës së Ajazit u gjet edhe 500 gram kokainë bashkë me 2.000 stërlina ‘cash’.
Pamjet filmike të kamerës vendosur në makinë nga Ajazi zbuluan se ai e kishte marrë qesen e madhe me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për t’ia dhënë Hajdinit.
Oficerët e NCA e kontrolluan atë garazh dhe gjetën 3 kile të tjera kokaine.
Të dy burrat u akuzuan për posedim me qëllim furnizimin me drogë të klasit A dhe u futën në paraburgim. Më vonë ata u deklaruan fajtorë.
Ajazi u dënua me 5 vite e dy muaj burg. ndërsa bashkëpunëtori i tij Eduart Hadjini, është dënuar prej gjykatës Wood Green Croën Court me 3 vite e 10 muaj burg.
Ajazi ka marrë pjesë në tre filma me metrazh të gjatë, duke përfshirë filmat 2016 “The Contract and Una” dhe 2011 “Mercenaries”, në të cilin luante Billy Zane./ b.h